top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI RAMA BËRI NJË NDRYSHIM NË ORGANIGRAMËN E SHËRBIMIT INFORMATIV SHTETËROR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 24, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Me vendim të Këshillit të Ministrave, znj. Suela Bedeni u largua nga posti i Inspektorit të Përgjithshëm, në Shërbimin Informativ të Shtetit.

Znj. Bedeni u largua pas më shumë se 10 vitesh në ushtrimin e këtij funksioni.

Funksionin e saj tash do ta ushtrojë z. Blend Çobani.

VENDIM: LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave:

V E N D O S I:

Znj. Suela Bedeni, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.

Z. Blend Çobani emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

Edi Rama.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page