top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI KURTI DHE MINISTRJA GËRVALLA UDHËTUAN PËR NË AMERIKË | DO TË MARRIN PJESË NË KËSHILLIN E SIGURIMIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 8, 2024
  • 1 min read
ree

Jorku i Ri, Amerikë | Kryeminsitri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz udhëtuan mbrëmë për në SHBA.

Kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit, që mbahet sonte, rreth orës 21:00.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, kanë udhëtuar mbrëmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Kurti pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet sonte në orën 21:00 sipas orës lokale të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Mbledhje e Këshillit të Sigurimit është kërkuar nga Republika e Serbisë, pas vendimeve të fundit të Republikës së Kosovës, lidhur me çështjen e monedhës dinar, dhe mbylljen e strukturave paralele të Beogradit në territorin e Republikës së Kosovës.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

ree

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page