KREU I SPAK-ut DHE KREU I NCA-së NËNSHKRUAN MEMORANDUM BASHKËPUNIMI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 22, 2024
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani nënshkroi sot një Memorandum Mirëkuptimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (NCA), Grim Biger (Graeme Biggar), të Mbretërisë së Bashkuar. https://impressexaltsculptor.com/dsr8pqj46h?key=82490d6db4557769976a4f970633e2e6
Ky memorandum, shënon një tjetër hap të rëndësishëm të SPAK, drejt forcimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar brenda dhe jashtë vendit.
Akti i sotëm është gjithashtu një moment historik për të dy institucionet, pasi është marrëveshja e parë që NCA nënshkruan më një strukturë hetimore në Shqipëri, siç është SPAK.
Qëllimi kryesor i këtij memorandumi është të institucionalizojë partneritetin e suksesshëm tashmë të vendosur midis SPAK dhe NCA, në përpjekjen e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar, pastrimin e parave, dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë publik. https://impressexaltsculptor.com/dsr8pqj46h?key=82490d6db4557769976a4f970633e2e6
Ky bashkëpunim thellohet dhe bëhet më i qëndrueshëm përmes këtij memorandumi, i cili do të ndihmojë në përshpejtimin e shkëmbimit të informacionit dhe përvojave më të mira në fushën e drejtësisë penale.
Memorandumi parashikon një angazhim të vazhdueshëm të dyja palëve për të forcuar bashkëpunimin midis tyre, por dhe për të lehtësuar marrëdhëniet me agjencitë e tjera ligjzbatuese, në rritjen e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.
Forcimi i marrëdhënieve të SPAK me NCA në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë dhe stabilitetin e shtetit ligjor në Shqipëri, Mbretërinë e Bashkuar, dhe në të gjithë Bashkimi Evropian. https://impressexaltsculptor.com/dsr8pqj46h?key=82490d6db4557769976a4f970633e2e6
Në mbyllje, të dy palët, shprehën gatishmërinë e hedhjes së menjëhershme të hapave konkret në hetimin e çështjeve dhe zhvillimin e bashkëpunimit, duke përfshirë këtu edhe në aspekte të tjera që lidhen me strategjitë më të avancuara të hetimit financiar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments