top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KONFLIKTI I ARMATOSUR INDI-PAKISTAN: TË PAKTËN 38 TË VDEKUR NË KUFI | KJO ËSHTË PËRPLASJA MË SERIOZE USHTARAKE MIDIS DY VENDEVE NË 20 VITET E FUNDIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 14 hours ago
  • 1 min read

Islamabad, Pakistan | Të paktën 38 veta janë vrarë në sulme të ndërsjella nga ushtritë indiane dhe pakistaneze, përfshirë 2 fëmijë tre-vjeçarë”.

 

Kjo u njoftua nga zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, gjeneral-lejtnant Ahmed Çaudhri (Chaudhry) dhe burime indiane.

 

Kjo është përplasja më serioze ushtarake midis dy vendeve në 20 vitet e fundit.

 

Sipas ushtrisë pakistaneze, sulmet e nisura nga India në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë dëmtuar një hidrocentral në anën e saj të kufirit me Kashmirin.

 

India ka shënjestruar gjithashtu projektin hidroelektrik Neelum Jhelum”, tha zëdhënësi ushtarak Ahmed Sharif Çaudhri (Chaudhry), duke shtuar se një pjesë e strukturës së digës ishte dëmtuar.

 

Cilat norma, ligje dhe zakone ndërkombëtare të luftës lejojnë shënjestrimin e rezervave ujore, digave dhe hidrocentraleve të një vendi tjetër”, pyeti zëdhënësi.

 

Autoritetet pakistaneze urdhëruan të hënën mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore në provincën e Punjabit dhe në kryeqytetin federal Islamabad pas rritjes së tensioneve me Indinë”, thanë burime qeveritare.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page