KOMUNIKATË PËR SHTYP E ASAMBLESË SË SHTETEVE PALË ME ANË TË SË CILËS SHPREHET SHQETËSIM I THELLË DHE KUNDËRSHTIM I SANKSIONEVE SHTESË TË SHBA-ës QË SYNOJNË ZYRTARËT E ZGJEDHUR TË GJPN-së.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 21
- 2 min read

Hagë, Vendet e Ulëta | Presidenca e Asamblesë së Shteteve Palë shpreh shqetësim të thellë dhe kundërshton sanksionet shtesë të ShBA-ës që synojnë zyrtarët e zgjedhur të GjPN-së.
Komunikatë për shtyp | Hagë, 21 gusht 2025.
Presidenca e Asamblesë së Shteteve Palë vëren me shqetësim të thellë sanksionet shtesë të shpallura nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara kundër dy gjyqtarëve dhe Zëvendësprokurorëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale.
Këto masa, përveç emërimeve të mëparshme të zyrtarëve të zgjedhur, janë përpjekje të pafavorshme për të penguar Gjykatën dhe personelin e saj në ushtrimin e funksioneve të tyre të pavarura gjyqësore.
Ne vazhdojmë të kundërshtojmë masa të tilla të njëanshme në mënyrë të vendosur dhe të qartë.
Ato përfaqësojnë një fyerje ndaj pavarësisë së Gjykatës dhe integritetit të sistemit të Statutit të Romës.
Veprime të tilla rrezikojnë të pengojnë hetimet në vazhdim dhe të minojnë përpjekjet globale për të siguruar llogaridhënie për krimet më të rënda që shqetësojnë bashkësinë ndërkombëtare.
Gjykata Ndërkombëtare Penale është një gur themeli i drejtësisë ndërkombëtare.
Ajo funksionon si një organ gjyqësor i pavarur dhe i paanshëm, që vepron në përputhje të plotë me traktatin e saj themelues, Statutin e Romës.
Sanksionet e ShBA-ës kundër Gjykatës kërcënojnë integritetin e sistemit të Statutit të Romës dhe synojnë të pengojnë përpjekjet për të sjellë drejtësi për viktimat e krimeve më të urryera.
Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për Gjykatën, zyrtarët e saj dhe të gjithë ata që kontribuojnë në përmbushjen e mandatit të saj gjyqësor.
Ne i nxisim të gjitha Shtetet Palë dhe palët e interesuara në sistemin e Statutit të Romës të qëndrojnë të palëkundura në angazhimin e tyre për të mbështetur parimet e drejtësisë ndërkombëtare dhe të qëndrojnë të bashkuar në mbrojtjen e Gjykatës, zyrtarëve të saj të zgjedhur, personelit të saj dhe atyre që bashkëpunojnë me të.
Në këto kohë sfiduese, bashkësia ndërkombëtare duhet të riafirmojë angazhimin e saj kolektiv ndaj sundimit të ligjit dhe për të siguruar që askush të mos jetë mbi përgjegjësinë.
Asambleja e Shteteve Palë është organi mbikëqyrës i menaxhimit dhe legjislativ i GjPN-së.
Ajo përbëhet nga përfaqësues të shteteve që kanë ratifikuar dhe kanë aderuar në Statutin e Romës.
Për informacione shtesë, ju lutemi të kontaktoni Asamblenë e Shteteve Palë me anë të email-it në asp@icc-cpi.int
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments