top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA LEO XIV-të U TAKUA ME UDHËHEQËSEN E OPOZITËS VENEZUELIANE DHE FITUESEN E ÇMIMIT NOBEL PËR PAQE MARIA KORINA MAKADO (CORINA MACHADO).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 12
  • 2 min read

Vatikan | Papa Leo XIV-të u takua me udhëheqësen e opozitës venezueliane dhe fituesen e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Korina Makado (Corina Machado).


Një takim surprizë ballë për ballë, i mbajtur privat deri në fund.


Mirë se vini, mirë se vini”, tha Papa Leo XIV-të ndërsa priti veprimtaren politike venezueliane në një atmosferë të përzemërt në Pallatin Apostolik.


Pata bekimin dhe nderin të takoja Shenjtërinë e Tij dhe të shprehja mirënjohjen tonë për mbështetjen e tij të vazhdueshme për atë që po ndodh në vendin tonë.


I përcolla gjithashtu forcën e popullit venezuelian, i cili, mbetet i palëkundur dhe lutet për lirinë e Venezuelës, dhe i kërkova të ndërmjetësojë për të gjithë venezuelasit që vazhdojnë të rrëmbehen dhe të zhduken”, tha udhëheqësja politike Makado (Machado).


Pas takimit, udhëheqësja u takua edhe me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit dhe ish-Nunc (nga viti 2009 deri në vitin 2013) në Venezuelë.


Ditët e fundit, Papa Leo XIV-të kishte bërë disa thirrje për Venezuelën, duke theksuar se e mira e popullit të dashur venezuelian duhet të mbizotërojë mbi të gjitha konsideratat e tjera.


Pavarësisht lajmeve të fundit, disa qindra të burgosur politikë mbeten në burgjet venezueliane.


Shërbimi Kombëtar i Burgjeve pretendoi se ka liruar 116 vetëm sot, por misioni i OKB-së në Venezuelë thekson se nga afërsisht 800 të burgosur që ndodhen aktualisht në burg, vetëm 50 janë liruar.


Ka të huaj, por shumica dërrmuese janë venezuelas, dhe është për të gjithë ata që udhëhqësja politike Makado (Machado) i ka kërkuar Papa Leo XIV-të të ndërmarrë veprime.


Takimi vjen pas apelit që vetë udhëheqësja politike Makado (Machado) i bëri Papa Leo XIV-të tetorin e kaluar, në prag të kanonizimit të dy shenjtorëve të parë venezuelianë, Jose Gregorio Hernandez-it dhe Karmen (Carmen) Rendiles.


Ne ngremë zërin tonë për të kërkuar një kanonizim pa të burgosur politikë”, shkroi udhëheqësja Makado (Machado) në mediat sociale virtuale, duke theksuar rëndësinë e kremtimit të shenjtorëve si një mundësi për një gjest drejtësie.


Sot, ajo ia ka kërkuar përsëri Papës personalisht, dhe ndërsa në muajt e fundit, sipas OJQ-ve venezueliane, kishte mbi tetëqind të burgosur politikë, sot, pavarësisht lirimeve të para të urdhëruara nga Presidentja e përkohshme Delsi (Delcy) Rodriguez.


Sipas stafit të udhëheqëses politike Makado (Machado), më pak se 2% e të burgosurve politikë janë liruar deri më tani.


Në bisedën e saj me Papa Leo XIV-të udhëheqësja e opozitës riafirmoi gjithashtu legjitimitetin e Presidentit Edmundo Gonzalez Urrutia në zgjedhjet e fundit, ato të vitit 2024, pas të cilave, diktatori Maduro mbeti në pushtet.


Më pas ajo foli për atë që venezuelasit janë përballur prej vitesh dhe deklaroi, se, më në fund, me mbështetjen e Kishës dhe presionin e paparë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, mposhtja e së keqes në vend është më afër.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page