IRANI U THYE | HAPI KANAL KOMUNIKIMI ME NJË TË DËRGUAR AMERIKAN TË POSAÇËM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Teheran, Iran | Ministria e Jashtme iraniane thotë se kanalet e komunikimit me një të dërguar amerikan janë të hapura.
Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) tha gjatë natës se Irani kishte kërkuar negociata dhe se një takim ishte në përgatitje.
“Ky kanal komunikimi midis Ministrit tonë të Jashtëm Abas Aragçi (Abbas Araghchi) dhe të dërguarit të posaçëm të Presidentit të ShBA-ës është i hapur”.
Kështu tha zëdhënësi i ministrisë Esmaeil Baghaei në komentet e transmetuara në televizionin shtetëror.
“I dërguari i posaçëm i Presidentit Tramp (Trump) është z. Stiv Uitkof (Steve Witkoff)”.
Kështu raportoi enti mediatik me bazë në Londër “Iran International”, pasi z. Uitkof (Witkoff) i ka mbajtur kanalet hapur në të kaluarën.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Esmaeil Baghaei shtoi se Irani ka ruajtur angazhimin e tij diplomatik.
“Ne gjithmonë i jemi përmbajtur parimit të diplomacisë dhe negociatave, padyshim negociatave dypalëshe”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments