DEKLARATA E PLOTË E PRESIDENTES SË GJNP-së (GJYQTARES TOMOKO AKANE) PAS LËSHIMIT TË URDHRIT EKZEKUTIV TË SHBA-ës QË KËRKON TË VENDOSË SANKSIONE NDAJ GJYKATËS NDËRKOMBËTARE PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 7
- 2 min read

Hagë, Vendet e Ulëta | Vërej me keqardhje të thellë nxjerrjen nga Shtetet e Bashkuara të një Urdhri Ekzekutiv që kërkon të vendosë sanksione ndaj zyrtarëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN, Gjykata), të dëmtojë pavarësinë e Gjykatës dhe paanshmërinë e saj dhe të privojë miliona viktima të pafajshme të mizorive të drejtësisë dhe shpresës.
GJNP është një organ gjyqësor i cili kryen funksione që përputhen me interesat e bashkësisë ndërkombëtare duke zbatuar dhe promovuar rregullat e njohura botërisht të së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë ligjin e konflikteve të armatosura dhe ligjin për të drejtat e njeriut.
Ndërsa mizoritë vazhdojnë të rrënojnë globin duke prekur jetën e miliona fëmijëve, grave dhe burrave të pafajshëm, Gjykata është bërë e domosdoshme.
Ajo përfaqëson trashëgiminë më të rëndësishme të vuajtjeve të pafundme të shkaktuara mbi civilët nga luftërat botërore, Holokausti, gjenocidet, dhuna dhe persekutimet.
Kur shumica e shteteve të botës u mblodhën për të hartuar Statutin e Romës, ata realizuan ëndrrën e shumë grave dhe burrave.
Sot, GJNP-ja merret me procese që lindin nga Situata të ndryshme në mbarë botën, duke respektuar rreptësisht dispozitat e Statutit të Romës.
Urdhri Ekzekutiv i shpallur është vetëm i fundit në një seri sulmesh të paprecedentë dhe përshkallëzues që synojnë të minojnë aftësinë e Gjykatës për të administruar drejtësinë në të gjitha Situatat.
Kërcënime të tilla dhe masa shtrënguese përbëjnë sulme serioze kundër Shteteve Palë të Gjykatës, rendit ndërkombëtar të bazuar në sundimin e ligjit dhe miliona viktimave.
GJPN-ja dhe zyrtarët e saj nga e gjithë bota e realizojnë çdo ditë mandatin e saj gjyqësor për të përcaktuar nëse sjellje të caktuara individuale, brenda juridiksionit të saj legjitim, lindin përgjegjësi për krime ndërkombëtare.
Ne refuzojmë me vendosmëri çdo përpjekje për të ndikuar në pavarësinë dhe paanshmërinë e Gjykatës ose për të politizuar funksionin tonë gjyqësor.
Ne kemi qenë dhe do të zbatojmë gjithmonë vetëm ligjin, në çdo rrethanë.
GjNP-ja qëndron fort pranë personelit të saj dhe zotohet të vazhdojë të japë drejtësi dhe shpresë për miliona viktima të pafajshme të mizorive në të gjithë botën, në të gjitha Situatat përpara saj, në interes të vetëm të dinjitetit njerëzor.
U bëj thirrje të gjithë atyre që ndajnë vlerat e parashikuara në Statut të qëndrojnë të bashkuar në mbrojtjen e Gjykatës: 125 shtetet tona palë, shoqërinë civile dhe të gjitha kombet e botës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments