REPUBLIKA POPULLORE E KINËS: NE RESPEKTOJMË LIGJIN NDËRKOMBËTAR NË ARKTIK; SHBA-ës PËRDORIN VENDET E TJERA SI PRETEKST PËR INTERESAT E VETA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Pekin, Republika Popullore e Kinës | “Aktivitetet e Kinës në Arktik, të cilat, synojnë të promovojnë paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajon, janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.
Kështu tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mao Ning, në përgjigje të vërejtjeve të Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), se ShBA-ës duhet të marrin kontrollin e Groenlandës për të parandaluar Kinën dhe Rusinë nga pushtimi i territorit danez të Arktikut.
“E drejta dhe liria e të gjitha vendeve për të kryer aktivitete në Arktik në përputhje me ligjin duhet të respektohet plotësisht”, shtoi zëdhënësja gjatë informimit të përditshëm.
Zëdhënsja Mao vuri në dukje gjithashtu se Arktiku përfshin interesat e përgjithshme të bashkësisë ndërkombëtare dhe Shtetet e Bashkuara nuk duhet të përdorin vendet e tjera si pretekst për të ndjekur interesat e veta.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments