top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SARANDË | ENEA PITANI U ARRESTUA; U SHPALL NË KËRKIM POLICOR MIKELE QAMILI; SHTËPI HASHASHI (260 BIMË HASHASHI).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 2 min read
Pamje fotografike nga operacioni i Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë
Pamje fotografike nga operacioni i Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë

Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Enea Pitani, me moshë 30 vjeç.


Shpallën në kërkim policor:

1- Z. Mikele Qamili, me moshë 26 vjeç.


Njoftim | DVP Vlorë.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Green flat”, evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, në qytetin e Sarandës.


Sekuestrohen 260 bimë narkotike, 26.6 kg lëndë narkotike kanabis, pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin dhe përpunimin e bimëve narkotike, me qëllim shitjen.


Vihet në pranga një 30-vjeçar, i cili u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në apartamentin që kishte përshtatur për këtë veprimtari kriminale.


Identifikohet dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.


Procedohen penalisht 4 punonjës të OSHEE Sarandë, për shpërdorim detyre.


Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas regjistrimit të procedimit penal, bazuar mbi informacione të siguruara nga inteligjenca informative, verifikime në terren dhe veprime hetimore disajavore, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Green flat”.


Si rezultat i këtij operacioni, shërbimet e Policisë zbuluan në një pallat në rrugën “Butrinti”, Sarandë, një apartament që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave elektrike, tharjen dhe përpunimin e tyre, me qëllim shitjen. Nga verifikimet rezultoi se pajisjet furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.


Gjatë operacionit u arrestua shtetasi E. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap nga shërbimet e Policisë, brenda apartamentit, duke u kujdesur për bimët narkotike.


Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi M. Q., 26 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.


Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për 4 punonjës të OSHEE Sarandë, shtetasit H. A., 54 vjeç, H. C., 34 vjeç, E. P., 47 vjeç dhe F. H., 32 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.


Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:


26.6 kg lëndë narkotike kanabis (e përpunuar, gati për shitje), 260 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 70 llamba elektrike me reflektorë, 70 siguresa elektrike, 260 mbështjellëse të përshtatura si vazo për kultivim, 1 automjet, 3 celularë dhe pajisje të tjera që përdorureshin për veprimtari  kriminale.


Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page