top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AKTORI CAN JAMAN (YAMAN) MBËRRITI NË ITALI KU DEKLAROI SE SHTYPI I BOSFORIT PËRHAP LAJME TË RREME PËR TË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Romë, Itali | Pak më shumë se 24 orë pas arrestimit dhe lirimit të tij të mëvonshëm dje në Stamboll si pjesë e një operacioni antidrogë, aktori turk Can Jaman (Yaman) është kthyer në Itali.


Ai e bëri të ditur vetë, me foto në rrjetet sociale virtuale që e përjetësonin në Romë, pak hapa larg Koloseut, dhe me një mesazh në të cilin mbronte veten.


I dashur shtyp italian, shtypi turk ka qenë gjithmonë i keq me mua, por kjo nuk është asgjë e re! Por jo ju! Ju lutem mos bëni të njëjtin gabim duke kopjuar lajmet që vijnë nga Bosfori”, shkroi aktori Jaman (Yaman) në rrjetin social virtual “Instagram”, duke postuar foto me Koloseun në sfond.


Ai u arrestua në Stamboll për akuza për drogë dhe më pas u lirua.


Vërtet mendoni se po bredh nëpër klube me drogë në një kohë kur policia po kryen hetime të gjera dhe po arreston shumë njerëz të famshëm?


Nëse kjo do të ishte sadopak e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt dhe nuk do të isha në gjendje të kthehesha në Itali të nesërmen. Ju dua të gjithëve”, tha ai.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page