KOMISIONERI CELIBASHI PATI NJË TAKIM PUNE ME AMBASADOREN E PRANISË SË OSBE-së KLLERIS PAZTORI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 16, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi pati sot një takim pune, me kryetaren në detyrë, të Pranisë së OSBE-së, ambasadoren Klleris Paztori (Clarisse Pasztory).
Komisioneri Celibashi dhe ambasadorja Paztori diskutuan mbi çështjet e Reformës Zgjedhore në Shqipëri.
Ambasadorja Pastori (Pasztory) shprehu mbështetjen e saj për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dhe rëndësinë e përshpejtimit të punës së Komisionit Ad-Hoc Parlamentar, për ndryshimet legjislative të Kodit Zgjedhor.
Nga ana e tij, kominioneri Celibashi shprehu falenderime ndaj ambasadores Paztori (Pasztory), dhe njëkohësisht, foli me superlativa, pën kontributet e Pranisë së OSBE në Tiranë.
Ai vlerësoi pozitivisht ndihmën, dhe nxitjen e reformës zgjedhore, sidomos në angazhimin për plotësimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, votimin nga jashtë shtetit, përfshirë depolitizimin e administratës zgjedhore, të nivelit të dytë, dhe të nivelit tretë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments