KANË: KINEASTI IRANIAN MOHAMMAD RASULOF MBËRRITI NË FESTIVALIN E KANËS | U ARRATIS NGA IRANI KU U DËNUA ME 5 VJET BURG.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 21, 2024
- 1 min read
Kanë, Francë | Lajmi pritej prej ditësh, por konfirmimi zyrtar u dha vetëm sot nga drejtori i festivalit, z. Thierry Fremaux: z. Mohammad Rasulof, një nga kineastët më të rëndësishëm iranianë të viteve të fundit, i dënuar së fundmi me pesë vjet burg nga regjimi islamik u arratis dhe do të shoqërojë filmin e tij në garë për Palmën e Artë.
Z. Rasulof është në fakt në Europë dhe do të jetë në Kanë të premten, më 24 maj (dita e parafundit e festivalit), për të prezantuar për publikun veprën e tij më të fundit me titull: “Farat e fikut të shenjtë”.
“Me pritjen e këtij artisti - deklaroi z. Fremaux - festivali synon të afirmojë mbështetjen e tij për të gjithë artistët në botë që vuajnë dhunën dhe raprezaljet ndaj artit të tyre.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































