ISH-SHOFERI I TRAMVAJIT TË KOMPANISË SË TRANSPORTIT TË ROMËS MBUSHI 100 VJEÇ | KOMPANIA I FESTOI DITËLINDJEN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 23, 2024
- 2 min read
Romë, Itali | Festë e veçantë për z. Emilio Polidori, ish-shofer i tramvajit të kompanisë së transportit të Romës, i pensionuar prej mbi 40 vitesh, i cili donte të festonte njëqindvjetorin e tij në seli, në rrugën Prenestina, ku punoi për 34 vjet.
Një tortë dhe një shëtitje në tramvajin historik për të festuar njëqind vjetorin e “Gjyshit Atak”.
Ai dëshironte të kthehej në kompaninë e tij, e cila, pavarësisht kohës së gjatë të kaluar, i mbeti në kujtesën dhe zemrër.
“Gjyshi Atak” u mobilizua dhe organizoi një ceremoni, në prani të drejtorit të përgjithshëm të kompanisë, Alberto Zorzan, dhe këshilltarit të Kapitolinës për Lëvizshmërinë, Euxhenio (Eugenio Patanè), për të festuar ditëlindjen.
Festa u zhvillua në bordin e një tramvaji historik, që daton që në vitet e para të shekullit dhe zotërohej nga Prenestina.
I shoqëruar nga gruaja dhe mbesa e tij, Gjyshi u ul në një nga ndenjëset, i veshur me një kostum blu, si sytë e tij dhe duke shtrënguar bastunin.
“Ju po më bëni një festë të mrekullueshme”, u tha ai të pranishmëve, duke u buzëqeshur të gjithëve me lumturi dhe emocion.
Ish-shoferi i tramvajit është habitur edhe nga ata që i kanë fotografuar me celular: “Kush do ta mendonte se mund të bëni fotografi me celularin tuaj dhe kaq të bukura – tha duke qeshur. Njëqind vjet është një kohë e gjatë, por unë po marr shumë komplimente dhe foto dhe jam i lumtur që kam arritur atje.”
Më pas u bë një dolli për nder të ish-punonjësit dhe u soll një tortë me krem dhe luleshtrydhe, me shkrimin “Urime gjysh Ataku”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































