top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI ZHVILLOI TAKIM ME KRERËT E INSTITUCIONEVE MBI HAPAT E MËTEJSHËM NË RAPORT ME RUSINË AGRESORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti Volodimir Zelenski zhvilloi një takim me Shefin e Zyrës Presidenciale Kirilo (Kyrylo) Budanov, Sekretarin e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare Rustem Umerov dhe Zv/Kryeministrin dhe Ministrin e Energjisë Denis Shmihal (Denys Shmyhal) për të diskutuar hapat e mëtejshëm në raport me Rusinë agresore.


Unë jam në kontakt pothuajse të përditshëm me përfaqësuesit e presidentit të ShBA-ës dhe partnerët evropianë.


Ne shqyrtuam furnizimin me sisteme të mbrojtjes ajrore dhe marrëveshjet tona në përgjithësi.


Ne kemi identifikuar prioritetet për javët e ardhshme: sistemet e raketave antibalistike, dokumentet dypalëshe mbi prodhimin dhe furnizimin e dronëve, veçanërisht marrëveshja për dronë me Bashkimin Evropian, dhe përgatitjet për takime në formate të ndryshme.


Ne po përgatitemi për negociata të rëndësishme, por nuk po i zbulojmë detajet në këtë kohë”, tha Presidenti Zelenski në rrjetet sociale virtuale.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page