top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UKRAINË | USHTRIA PO PËRDOR ROBOTË VRASËS KUNDËR PUSHTUESVE RUSË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 37 minutes ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Luftëtarët veteranë të betejave më brutale urbane të Ukrainës tani po zotërojnë një lloj të ri vrasjesh.


Një mision i tërë nuk do të përfshijë trupa ukrainase në tokë; në vend të kësaj, beteja do të drejtohet nga stacionet e lojërave të fatit, do të vëzhgohet nga dronë zbulues në ajër dhe do të transmetohet drejtpërdrejt”.


Kështu raportoi enti mediatik amerikan “Cnn”, sipas të cilit pjesa më e madhe e përpjekjeve luftarake të Ukrainës po kryhet tani nga automjete pa pilot; nga robotët, nga dronët dhe nga tanket e pilotuar nga distanca.


Ato lloj mjetesh i kanë dhënë asaj një avantazh të papritur, megjithëse të brishtë, ndaj një pushtuesi rus të ngadaltë dhe në vështirësi.


Presidenti Volodimir Zelenski mori pozicionin e parë rus të kapur vetëm nga robotët dhe dronët, në muajin prill.


Mjetet pa pilot kishin fluturuar 22000 fluturime që nga janari.


Sipas ukrainasve, këta robotë quhen vdekje e heshtur nga rusët sepse armiqtë mund ta ndiejnë afrimin e tyre vetëm kur janë 10 metra larg, brenda rrezes së tyre të veprimit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page