KATAR | QEVERIA REFUZON KËRKESËN E REPUBLIKËS ISLAMIKE TË IRANIT PËR TË LIRUAR 12 MILIARDË $ PA KUFIZIME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 38 minutes ago
- 1 min read
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Katari e hodhi poshtë kërkesën e Iranit për të liruar drejtpërdrejt 12 miliardë $ fonde në çastin e nënshkrimit të një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për t'i dhënë fund luftës”.
Kështu raportoi enti mediatik disident iranian me seli në Londër “Iran International”.
“Vizita e fundit e një delegacioni të Teheranit në Doha, e udhëhequr nga Kryetari i Parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf , përfundoi në një pengesë serioze diplomatike”, raportoi enti meditik në fjalë.
“Katari ka rënë dakord të lirojë vetëm gjysmën e shumës së kërkuar, por me kufizime të rrepta që kërkojnë që fondet të mos transferohen drejtpërdrejt ose në para të gatshme, por vetëm në formën e kredisë për blerjen e mallrave dhe produkteve thelbësore”, raportoi enti meditik në fjalë.
Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin se injeksionet direkte të likuiditetit mund t'i japin Iranit një liri veprimi të konsiderueshme ekonomike, duke i lejuar atij të paguajë pagat e papaguara të qeverisë dhe të blejë pajisje ushtarake.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments