TURQI (TÜRKIYE) | NJË ANIJE TURISTIKE U MBYT; 148 VETA U HODHËN NË DET TË HAPUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 30
- 1 min read
Ankara, Turqi (Türkiye) | Momente tmerri përjetuan 148 veta, përfshirë shumë turistë të huaj, kur anija turistike “Big Boss Diamond” filloi të fundosej pranë brigjeve turke në Detin Mesdhe.
Incidenti ndodhi pranë Ishullit “Parajsa” (Paradise), gjatë një udhëtimi ditor me anije.
Anija, të cilën operatorët e saj e reklamojnë si anija më e madhe pirate në Turqi, filloi të futej në ujë në Gjirin Akvarium, duke u fundosur brenda një ore.
Në bord kishte 20 fëmijë pasi ky itinerar i veçantë ishte një zgjedhje e njohur për familjet, ndërsa ofronte edhe festa me alkool të pakufizuar.
“E vetmja gjë që mendoj është se jam gjallë dhe se ia dola të dal që andej”, tha një turist britanik.
Mobilizimi i autoriteteve turke dhe i anijeve që kalonin ishte i menjëhershëm, duke parandaluar një tragjedi të madhe.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments