PRISHTINË | DY MONUMENTE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS NË KAÇANIK DHE NË ÇYÇAVICË U KONSTATUAN TË DËMTUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 32 minutes ago
- 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Dy monumente të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të vendosura në pika të larta malore u konstatuan të dëmtuara; monumentet gjenden në Kaçanik dhe në Çyçavicë.
Më 17 maj janë dëmtuar tri shkronjat e UÇK-së që ndodhen te “Guri i Shpuar”, në Kaçanik.
Tashmë u konstatua se i dëmtuar është edhe monumenti i UÇK-së i vendosur në majën e Çyçavicës; ku janë dëmtuar tri shkronja.
Ka pasur përpjekje për djegie dhe dëmtim të materialeve me të cilat janë ndërtuar simbolet e UÇK-së.
Deklaratë | Të dashur bashkëfshatar dhe kontribues për shkronjat e arta te UÇK-së në Çyçavicë.
Ju njoftojmë se nga persona të panjohur janë dëmtuar shkronjat në një shkallë ku kërkohet demontimi për sanim.
Duke e ditur rëndësinë e këtyre shkronjave për neve si popull i ftojmë organet e rendit të mirren më seriozisht me rastin, u tha në një deklaratë.
Në lidhje me sa më sipër filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments