top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PORTUGALI | SAMITI I RIMIGRIMIT MBI “EVROPËN E BARDHË” PO ZHVILLOHET NË PORTO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 37 minutes ago
  • 1 min read

Porto, Portugali | Samiti i Rimigrimit, një tubim evropian i krahut të djathtë radikal i veprimtarëve dhe mbështetësve të rimigrimit dhe mbrojtjes së identitetit të bardhë të kontinentit evropian, u hap sot në Porto.


Ngjarja promovohet nga:

1- Teoricieni austriak i rimigrimit Martin Sellner.

2- Themeluesi i shoqatës “ATC Italia”, Andrea Ballarati.

3- Veprimtari politik i krahut të djathtë ekstrem dhe ish-deputet në Parlamentin Federal të Belgjikës Dries Van Langenhove.

4- Veprimtari politik dhe nacionalisti portugez i ekstremit të djathtë, Alfronso Gonçalves, i cili njihet si themeluesi dhe udhëheqësi i lëvizjes ultranacionaliste “Reconquista”, e themeluar në muajin qershor të vitit 2023.

5- Të tjerë, …


Temat në mesazhet e samitit përfshijnë:

1- Denoncimin e një gjenocidi të bardhë nga emigrantët.

2- Vetëvrasjen kombëtare të Evropës.

3- Zëvendësimin demografik të popullatave evropiane.


Ndër folësit e njoftuar janë:

1- Deputetja spanjolle dhe ndikuesja për partinë e ekstremit të djathtë Vox, Rosio dë Mer (Rocio de Meer).

2- Politikani, historiani dhe deputeti spanjoll, Karlos Ernandez Kero (Carlos Hernandez Quero), i cili shërben në Kongresin e Deputetëve të Spanjës që nga viti 2023.


Ai përfaqëson provincën e Malagës si anëtar i partisë së djathtë konservatore Vox.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page