top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FEDERATA RUSE | DREJTORI EKZEKUTIV I ROSATOM-it ALEKSEI LIKHAÇEV (ALEXEY LIKHACHEV): DRONI UKRAINAS GODITI NË CENTRALIN BËRTHAMOR TË ZAPORIZHIAS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Një dron ukrainas goditi ndërtesën e turbinës së Njësisë 6 të termocentralit bërthamor Zaporizhia”.


Kështu tha Drejtori ekzekutiv i Rosatom-it, Aleksei Likhaçev (Alexey Likhachev).


Këtë pasdite, një dron luftarak ukrainas goditi ndërtesën e turbinës së Njësisë 6 të Energjisë, duke shkaktuar një shpërthim të mëvonshëm”, tha ai, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti”.


Ky është sulmi i parë i synuar ndaj pajisjeve kryesore të një termocentrali bërthamor, me një shpërthim që shpoi strukturën dhe shkaktoi dëme në ndërtesën e turbinës”, shtoi ai.


Centrali ka siguruar se të gjitha sistemet po funksionojnë normalisht dhe nivelet e rrezatimit janë normale dhe se nuk është raportuar për dëme kritike, viktima apo të lënduar.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page