IKMT NISI AKSIONIN PËR PRISHJEN E NDËRTIMEVE PA LEJE NË KSAMIL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 2, 2024
- 1 min read
Ksamil, Sarandë | Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në bashkëpunim me Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit (IVMT) të Bashkisë Sarandë, kanë nisur të premten aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil.
Bëhet fjalë kryesisht për ato ndërtime të ngritura para zgjedhjeve të majit 2023.
Deri në këto momente janë prishur 7 objekte pa leje. Aksioni vazhdon.
Në mbështetje të dy enteve të sipërcituara janë Komisariati i Policisë Sarandë si dhe Policia Bashkiake e Sarandës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments