HOXHË KRASNIQI: SHKURTE FEJZA DUHET TË BËHET MË FETARE SEPSE VDEKJEN E KA AFËR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 21, 2024
- 1 min read
Prishtinë, Kosovë | Hoxha Shefqet Krasniqi deklaroi se këngëtarja me famë Shkurte Fejza e ka vdekjen afër, dhe se do të bënte mirë të bëhej fetare, sa më shumë që të ishte e mundur.
“Muzika në përgjithësi për mua është diçka jo e pëlqyeshme, sepse fetarisht s’është e pëlqyeshme, e tani ajo dallon shkallë-shkallë.
Mua më intereson teksti, tani në bazë të tekstit, mund ta vlerësoj.
Shkurta në përgjithësi tekstet i ka të mira, e mua më dhimbset që kjo Shkurta shumë se duket me kanë një grua e mirë, që nuk është edhe fetare aq sa duhet, ndoshta një ramazan e ka, por pak është.
Do të doja shumë që Shkurta si një figurë shumë e njohur e kombit tonë, me qenë edhe fetare, sepse, edhe Shkurta ka me vdek si unë, edhe hiç larg se ka, se i ka bë do vjet të mira, e kur të vdes, pastaj fama nuk të kryen punë oj motër, leku nuk të kryen punë, asgjë pos veprave të mira”, tha hoxhë Krasniqi, në një prononcim mediatik, në Kosovë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments