HEKURUDHA DURRËS-PRISHTINË NGA SHKODRA DREJT GJAKOVËS | KOSTOJA 700 MILIONË €.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 14, 2024
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Hekurudha Durrës-Prishtinë (në rast se do të kalojë nga Shkodra) do të jetë pjesërisht gati, sepse, në disa kilometra, do të pjesë e gjurmës së hekurudhës së vjetër Vorë-Hani i Hotit.
Hamendësohet so do të ndërtohet vetëm segmenti Durrës-Vorë, ndërsa linja nga Vora deri në Shkodër (Vorë, Laç, Lezhë, Mjedë, Shkodër-Hani i Hotit) do jetë e ndërtuar si pjesë e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit e cila kalon për në Mali të Zi. Mbetet për t’u ndërtuar vetëm linja nga Shkodra drejtë Gjakovës për të përfunduar në Prishtinë.
Projekti përfundimtar nuk është dorëzuar ende nga kompanitë që po bëjnë studimin.
Kostoja finaciare fillestare llogaritet në 700 milionë euro.
Varianti i paralajmëruar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama (i mbështetur nga ministri Liburn Aliu), parashikon që hekurudha të kalojë nga Durrësi, në Shkodër, për të vijuar në Gjakovë e më pas në Prishtinë.
Për këtë projekt aktualisht është shpallur fituesit i tenderit që do të bëjë studimin e fizibilitetit dhe projekt-idenë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë.
Bashkimi i dy operatorëve “ILF Consulting Engineers Austria GmbH” dhe ABKONS Sh.P.K., që u shpallën fitues, kanë afat deri në fund të këtij viti, për të kryer studimin, dhe për të ndërtuar projekt idenë e hekurudhës, ku një nga pikat, është edhe identifikimi i gjurmës, nga ku ajo do të kalojë ajo.
Në buxhetin e vitit 2024 janë vënë në dispozicion të projektit të fizibilitetit për këtë hekurudhë 50 milionë lekë.
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, do të ndërtohet me financim nga institucionet ndërkombëtare si BERZH, Banka Evropiane e Investimeve, etj, dhe kalon në 7 bashki Vorë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Vau Dejës, Shkodër dhe Malësi e Madhe.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments