top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GREQI: KRYEMINISTRI MICOTAQIS NXORRI NË TREG KËPUCËT E PERSONALIZUARA TË DEMOKRACISË SË RE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 23, 2024
  • 1 min read
ree

Athinë, Greqi | Bardheblu me inicialet e partisë “Demokracia e Re”, dhe fytyra e kryeministrit grek të stampuar në taban: këto janë këpucët e personalizuara të krijuara nga z. Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis) pak javë para votimit europian.

 

Në një video të publikuar në platformën sociale TikTok, në fakt, kryeministri Micotaqis (Mitsotakis) e portretizon veten duke shpalosur atletet e reja të partisë së qendrës së djathtë.

 

I kishim xhelozi këpucët e Pasok-ut dhe kështu më në fund i kemi ato tona”, thotë kryeministri grek teksa ecën i veshur me këpucët e reja.

 

Tashmë pak kohë më parë, në fakt, Lëvizja Socialiste Panhelene kishte paralajmëruar krijimin e këpucëve të saj të personalizuara, kësaj radhe bardhë e gjelbër, të stampuara me gjysmë dielli, simbol i partisë së qendrës së majtë greke.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page