FSHATI LAKNAS; KAMËZ | FLOBERT AJAZI U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË VORË; VDIQ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 days ago
- 1 min read

Fshati Laknas, Kamëz, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor “Tiranë-Durrës”.
Si pasojë, mbeti i vdekur:
1- Z. Flobert Ajazi, me moshë 35 vjeç, banues në fshatin Laknas, me origjinë nga Dibra, sipërmarrës tregtar (Auto Ajazi).
Njoftim | Rreth orës 08:30, në dalje të Vorës, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe F. A.
Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi F. A., 35 vjeç dhe janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments