MINISTRI GJERMAN I MBROJTJES BORIS PISTORIUS THA NË BUNDESTAG SE NJË AVION RUS FLUTUROI MBI NJË ANIJE GJERMANE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Një aeroplan luftarak rus fluturoi mbi një fregatë të Marinës Gjermane në Detin Baltik”.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e bëri këtë deklaratë në fjalimin e tij para Bundestag-ut, duke e krahasuar incidentin me ndërhyrjen e dronëve dhe avionëve luftarakë rusë në hapësirën ajrore polake dhe estoneze.
“Këto incidente, që ndodhin vetëm brenda pak ditësh, tregojnë qartë se Rusia po i teston gjithnjë e më shumë kufijtë e saj, përfshirë edhe kundër shteteve anëtare të NATO-s”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments