ITALI | EMANUELE RANJEDA (RAGNEDDA) NGA ARCAÇENA (ARZACHENA) U VENDOS NËN HETIM PENAL PARAPRAK PËR VRASJEN E ÇINCIA PINËS (CINZIA PINNA).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 1 min read

Gallura, Itali | Z. Emanuele Ranjeda (Ragnedda), biznesmen 41-vjeçar nga Arcaçena (Arzachena), i cili, është nën hetim penal paraprak pas zhdukjes së gruas 33-vjeçare nga Kastelsardo (Castelsardo), ka rrëfyer vrasjen e znj. Çincia Pina (Cinzia Pinna).
Një burrë 26-vjeçar nga Milano është gjithashtu nën hetim për fshehje kufome.
Trupi i saj është gjetur i fshehur në pronën e z. Ranjeda (Ragnedda), në fshat midis Arcaçenës dhe Palaut.
Në shtëpinë e tij, gjithashtu në pronën Konka (Conca) Entosa ku ai prodhon verë, karabinierët gjetën gjurmë gjaku në një divan dhe në pjesë të tjera të shtëpisë.
Ai dyshohet se përdori një armë zjarri.
Ai akuzohet për vrasje me dashje.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments