RRUGA “ABDYL FRASHËRI”; TIRANË | POLICIA E SHTETIT SEKUESTROI AUTOMJET “FERRARI” ME VLERË 600 MIJË € NË ZOTËRIMIN E ERI VRAJËS I DËNUAR PENALISHT NË TURQI PËR SHKELJE PENALE TË LIDHURA ME DROGËRAT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 hours ago
- 2 min read

Rruga “Abdyl Frashëri”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit sekuestruan:
1- Një automjet “Ferrari”, me vlerë financiare 600 mijë €, i:
a- Z. Eri Vraja, me moshë 30 vjeç, i dënuar penalisht në Turqi, për shkelje penale të lidhura me narkotikët.
Njoftim | Tiranë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Red”.
Sekuestrohet 1 automjet tip “Ferrari”, me vlerë rreth 600 000 euro, i dyshuar i përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike.
Në hetim drejtuesi i automjetit, autor i kësaj veprimtarie kriminale, në Turqi.
Ky shtetas e kishte regjistruar në pronësi të një 36-vjeçari, këtë automjet, të cilin e kishte sjellë në Shqipëri, për llogari të tij, një 30-vjeçar.
Vihen në hetim dhe të dy të implikuarit në këtë rast.
Në vijim të hetimeve, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “Red”.
Në kuadër të operacionit, u ndalua në rrugën “Abdyl Frashëri”, automjeti tip “Ferrari”, me drejtues shtetasin E. V., 30 vjeç, i dënuar më parë në Turqi, për trafikim të lëndëve narkotike, pasi nga hetimet dyshohet se automjeti është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Nga hetimet e mëtejshme u identifikuan shtetasi të cilit 30-vjeçari ia kishte lënë në pronësi automjetin, me qëllim shmangien e gjurmimit, konkretisht S. Ll., 36 vjeç, si dhe shtetasi që kishte sjellë automjetin, në Shqipëri, për llogari të 30-vjeçarit, konkretisht A. L., 30 vjeç.
Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi penal për të 3 këta shtetas.
Gjithashtu, vijojnë hetime për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të shtetasit E. V. ose të afërmve të tij, që mund të jenë përfituar nga veprimtaria e tij kriminale, në Turqi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments