top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI VUKPALAJ; NJËSIA ADMINISTRATIVE KASTRAT; SHKODËR | PAULIN DEKAJ DHE BRIKEN DEKAJ (BANUES NË FSHATIN HOT) U ARRESTUAN; 165 RRËNJË HASHASH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 8 hours ago
  • 2 min read
ree

Fshati Vukpalaj, Njësia Administrative Kastrat, Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan;

1- Z. Paulin Dekaj, me moshë 64 vjeç.

2- Z. Briken Dekaj, me moshë 32 vjeç, banues në fshatin Hot.


Njoftim | Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.


Gjatë kontrolleve në territoret e 6 njësive administrative, u gjetën dhe u asgjësuan 1723 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.


Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir), të dyshuar për kultivimin e 165 bimëve narkotike, në fshatin Vukpalaj.


Procedohen penalisht 6 kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.


Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve:


-në territoret e njësive administrative Shosh, Pult, Postribë dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 1060 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.


Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Plan, shtetasin N. Sh.; për kryetarin e fshatit Kir, shtetasin D. V.; për kryetarin e fshatit Palaj, shtetasin K. K.; për kryetarin e fshatit Pecaj, shtetasin D. V.; për kryetarin e fshatit Nenmavriq, shtetasin L. L.; për kryetarin e fshatit Gimaj, shtetasin P. Sh..


-në territorin e njësisë administrative Kastrat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 521 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.


Në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit P. D., 64 vjeç, dhe B. D., 32 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Hot, pasi dyshohet se kanë kultivuar 165 bimë narkotike që u gjetën në fshatin Vukpalaj, në një ambient të hapur, në kufi me tokën që ata kishin në përdorim;


-në territorin e njësisë administrative Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 142 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.


Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.


Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.


#denonconë112, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page