MINISTRI I JASHTËM HUNGAREZ PITER SIARTO (PÉTER SZIJJÁRTÓ): NE NUK DO TË NDALOJMË SË BLERI NAFTË RUSE; NUK KEMI DALJE NË DET.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 1 min read

Budapest, Hungari | Hungaria nuk ka ndërmend të ndalojë blerjen e naftës ruse, edhe nëse Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), e kërkon këtë.
Ministri i Jashtëm hungarez Piter Siarto (Péter Szijjártó) deklaroi kështu siç raportohet nga agjencia e lajmeve “Bloomberg”.
“Ne jemi një vend pa dalje në det. Do të ishte shumë mirë nëse do të kishim qasje në det, nëse do të mund të ndërtonim një rafineri ose një terminal LNG dhe të lidheshim me tregun global. Por nuk është kështu”, tha Ministri Piter Siarto (Péter Szijjártó) në një intervistë me entin mediatik “ATV” nga Jorku i Ri.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments