top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VORË: U ARRESTUA SANDRINO KASTRATI NGA LAKNASI DHE SHOKU I TIJ OLSAJN MUÇOLLARI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 3
  • 2 min read
ree

Vorë, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Sandrino Kastrati, me moshë 25 vjeç, banues në Laknas, sepse, qarkullonte me automjet në zonën e Vorës i armatosur me armë të shkurtër zjarri të pajisur me zhurmëmbytës (silenciator).

2- Z. Olsjan Musollari, me moshë 21 vjeç, i cili, u arrestua për kryerje të veprës penale “Moskallëzim krimi”.

 

Njoftim | Lëvizte me armë zjarri pistoletë me silenciator, në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 25-vjeçari, me precedent penal për armëmbajtje pa leje.

 

Vihet në pranga dhe pasagjeri në automjet, për moskallëzim krimi.

 

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me silenciator, municion luftarak, automjeti dhe 3 celularë.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për dy shtetas që qarkullonin me armë zjarri në automjet, në zonën e Vorës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Weekend”.

 

Gjatë operacionit, në Laknas, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. K. dhe pasagjer shtetasin O. M.

 

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë me silenciator dhe me 1 krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

 

Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. K., 25 vjeç, banues në Laknas, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale;

O. M., 21 vjeç, banues në Laknas, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page