MBRETËRIA E SPANJËS | GJYKATËSI HETUES JUAN KARLOS (CARLOS) PEINADO NGRITI AKT-AKUZË PENALE PËR PËRVETËSIM FONDESH PËR BEGONA GÓMEZ-in (BASHKËSHORTJA E KRYEMINISTRIT SPANJOLL PEDRO SANÇEZ (SÁNCHEZ)).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 24
- 1 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Gjykatësi hetues Juan Karlos (Carlos) Peinado ka kërkuar ngritjen e padisë ndaj znj. Begona Gómez, gruas së kryeministrit spanjoll Pedro Sançez (Sánchez), me akuzën e përvetësimit të dyshuar të fondeve publike, duke kërkuar që ajo të gjykohet nga një gjykatë popullore.
Në një urdhër të cituar sot nga mediat spanjolle, përfshirë agjencinë e lajmeve “EFE”, gjykatësi thirri znj. Begona Gómez dhe asistenten e saj, Kristina (Cristina) Álvarez, në Pallatin Moncloa të shtunën, më 27 shtator, për t'i informuar ato për akuzat dhe për t'i zyrtarizuar ato.
Krimi i dyshuar i përvetësimit të fondeve ka të bëjë me emërimin e sekretares së gruas së kryeministrit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments