PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI I THA ENTIT MEDIATIK FAKS NJUZ (FOX NEWS) SE ËSHTË I PËRGATITUR PËR NJË TAKIM PERSONAL ME PRESIDENTIN VLADIMIR PUTININ MADJE EDHE NË TERRITOR NEUTRAL SI KAZAKISTANI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 9 hours ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i tha entit mediatik Faks Njuz (Fox News) se është i përgatitur për një takim personal me Presidentin Vladimir Putinin, madje edhe në territor neutral si Kazakistani.
“Ekipet tona, ekipi i Presidentit Tramp (Trump), evropianët përfshirë Presidentin Makron (Macron) dhe udhëheqës të tjerë, dhe Presidenti Erdogan - e di që ai ishte në Evropë - të gjithë sugjeruam takime në Turqi, Arabinë Saudite, Katar, në Evropë, në vende neutrale si Austria ose Zvicra.
Madje thamë: Nëse dëshironi një vend si Kazakistani, ne jemi gati”, tha Presidenti Zelenski.
Megjithatë, ai theksoi se Rusia refuzon një takim të tillë sepse ata duan të vazhdojnë të luftojnë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments