SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | URA QË DO TË DUHEJ TË ISHTE ATRAKSION TURISTIK U KËTHYE NË VEND VETËVRASJESH; AUTORITETET MBYLLËN KALIMIN NË TË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 10 hours ago
- 2 min read

Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Autoritetet në Nju Meksiko (New Mexico) kanë vendosur të mbyllin për një kohë të pacaktuar urën e vetëvrasjeve në Grykën e Rio Grande-s për këmbësorët, pasi një numër rekord viktimash u regjistrua në vitin 2025.
Vetëm në tre javët e fundit, tre veta i kanë dhënë fund jetës duke u hedhur nga atje.
Të dielën, më 21 shtator, policia nxori trupin e një djali 15-vjeçar nga shkëmbi 600 metra i thellë, viktima e gjashtë këtë vit.
Më 5 shtator, një veteran 60-vjeçar i Ushtrisë Amerikane që vuante nga çrregullimi i stresit post-traumatik udhëtoi 15 orë nga Teksasi për të kryer vetëvrasje në urë.
Disa ditë më parë, një burrë ishte gjetur gjithashtu atje.
Ura prej çeliku 390 metra e lartë dominon horizontin pesë milje në veriperëndim të Taos.
E ndërtuar 50 vjet më parë, ajo është shfaqur në filma dhe reklama.
Por ajo tërheq gjithashtu turistë dhe njerëz që kërkojnë një mënyrë për t'i dhënë fund jetës së tyre, pasi rënia prej 183 metrash është fatale.
“Mbyllja e saj për këmbësorët është një fillim”, tha Sherifi Stiv (Steve) Miera, duke vënë në dukje se vetëvrasjet këtë vit janë në nivele rekord.
Ura do të rihapet sapo të vendosen masa efektive sigurie.
Ne e bëjmë vdekjen shumë të lehtë. Veprimtarja për parandalimin e vetëvrasjeve, Eshlli Reslër (Ashley Ressler), tha se barriera ekzistuese 1.2 metra e lartë është shumë e lehtë për t’u ngjitur.
“Po e bëjmë shumë të lehtë. Nëse do të kishte pasur një barrierë, ky fëmijë mund të ishte shpëtuar”, tha ajo.
Në ShBA-ës, shumë pika të ngjashme janë përforcuar me rrjeta ose kangjella të larta.
Në Urën Golden Gate në Shën Françesk (San Francisko), një rrjetë mbrojtëse uli vetëvrasjet me 73% në vitin 2024, ndërsa në Urën Sanshain Skaiuei (Sunshine Skyway) në Florida, pas instalimit të një rrjete vertikale me lartësi 3.3 metra, vdekjet u ulën me një të katërtën.
Ura e Rio Grande tashmë ka kabina telefonike për raste emergjence dhe kohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të rojeve të sigurisë.
Një studim i vitit 2018 kishte treguar se struktura do të kishte nevojë për përforcim për të mbështetur peshën shtesë nga rrjetat ose gardhet.
Sekretari i Transportit i Meksikës së Re, Rik (Rick) Serna, tha se po punon me inxhinierët për të përditësuar studimin në mënyrë që të mund të instalohen masa të përhershme sigurie.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments