DËBORA DHE NGRICA SOT DHE NESËR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 20, 2024
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Sot (e shtunë, dt. 20) dhe nesër (e diel, dt. 21) reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonat verilindore, lindore dhe juglindore të territorit.
Reshjet e dëborës të pasuara nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.
PARASHIKIMI METEO | RESHJET.
Sot pasdite (e shtunë, dt.20) priten reshje mesatare në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër të shoqëruara me shtrëngata.
Në qarqet Lezhë dhe Durrës priten reshje lokalisht mesatare, ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje të dobëta.
Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Reshjet do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë Ishëm dhe Shkumbin.
Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Nesër (e diel, dt.21) në juglindje reshjet priten të jenë në formën e dëborës, ndërsa në pjesën tjetër të territorit nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURA.
Nesër (e diel, dt.21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
1- në bregdet: 5 / 13 °C
2- në vendet e ulëta: 3 / 12 °C
3- në vendet malore: -4 / 2 °C
ERA.
Sot pasdite (e shtunë, dt.20) dhe nesër (e diel, dt.21) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore në veri.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)















































Comments