top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DRONI EDUKUES DOKUMENTON SHKELJET ADMINISTRATIVE TË PËRDORUSEVE TË RRUGËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 13, 2024
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Droni Edukues qëndron në ajër rreth 20 minuta. Ai filmon dhe dokumenton shkeljet rrugore dhe synimi nuk është masa administrative, por ndërgjegjësimi i qytetarëve”, deklaroi në një prononcim mediatik z. Gerhard Baka, oficer i Policisë Rrugore.

Sipas z. Baka droni funksionon live. Ai bën jo vetëm identifikimin, por dhe ndjek automjetin që ka kryer shkeljen. Gjoba vendoset nga oficeri i policisë rrugore, që është në patrullim, pasi përmes pamjeve të siguruara nga droni, dokumentohet shkelja dhe i vendoset masa drejtuesit të mjeteve. Nëse drejtuesi i mjetit ka ankesa, atij apo asaj i tregohet pamja e filmuar nga droni, por deri më tani s’kemi patur ankesa”, vijon Baka.

Koha e filmimit është 20 minuta, por kjo nuk do të thotë që droni qëndron 20 minuta në ajër, konstaton shkeljet, ulet dhe ngrihet sërish më vonë. Nuk është problemi a të kapë droni apo jo, e rëndësishme është ndërgjegjësimi, sepse në kryqëzime janë policët rrugorë që mbikëqyrin qarkullimin”, tha z. Bakaj.

Më tej ai shoi se “janë shtuar metodat për kapjen e shkelësve. Digjitalizimi ka bërë që edhe ne, si trupë policore të vijojmë të azhornohemi me teknologjinë e fundit, duke pasur metoda të sofistikuara në lidhje me kundërvajtësit rrugor që përfshinë dhe këmbësorët, por edhe përdoruesit e mjeteve.

Tirana ka ende problematika me respektimin e sinjalizimit vertikal apo horizontal, veçanërisht tek parkimet. Kemi një bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë. Aplikojmë masat gjobë dhe po ashtu dhe me mjetet spostuese, kur mjeti ka parkuar në një zonë që bllokon qarkullimin apo është burim për ngjarje rrugore”, tha ai.

Është bërë zakon përdorimi i automjetit dhe për distanca të shkurtra. Nuk mund të përdoret automjeti për të kryer pazar në lagje. Duhet të përdoren mjete alternative”, deklaroi z. Baka.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page