top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SHTETIT FOLI PËR MEDIAT | DHA DETAJE MBI OPERACIONIN E FUNDIT POLICOR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 22, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, mbajti një konferencë për entet mediatike.

Fjala e tij u përqendrua rreth operacionit policor të zhvilluar në mbarë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Drejtori Rrumbullaku deklaroi se:

1- Janë marrë 295 urdhra ndalimi dhe vendime arresti.

2- Janë 306 vendime kontrolli.

3- Janë shpallur në kërkim policor 26 veta.

Ka qenë një operacion i suksesshëm. Operacioni Tempulli 2 ka filluar në javën e parë të muajt dhjetor, dhe përgjatë kësaj kohë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në bashkëpunim të ngushte me Prokurorinë e Përgjithshme kanë iniciuar 66 hetime proaktive, për goditjen e anëtarëve të grupeve kriminale.

Janë marrë 295 urdhra ndalimi dhe vendime arresti, si dhe 306 vendime kontrolli. Nga operacioni policia ka arritur te finalizoj arrestimin për 273 shtetas dhe janë sekuestruar një sërë provash materiale që dëshmojnë aktivitetin e tyre kriminal. Faza e dytë e operacionit nuk lidhet vetëm me shkollat por me të gjithë vendin dhe zonat komunitare.

Fokusi i policisë së shtetit ka qenë goditja e fenomenit të shpërndarjes së narkotikëve, tek adoleshentët.

Në këtë operacion përveç çështjeve që lidhen me lëndën narkotike, janë sekuestruar edhe prova që kanë të bëjmë me tërësinë e operacionit vijues 'Sundimi i ligjit', tha mes të tjerash në fjalën e tij drejtori Rrumbullaku.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page