top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DREJTORESHA FICO LËSHOI DEKLARATA MEDIATIKE PAS RËNIES SË ZJARRIT NË QSUT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 11, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare Tiranë Albana Fico ka lëshuar deklarata mediatike pas zjarrit që ra në nënkat.

Znj. Fico tha se “të gjithë pacientët në katin e sipërm që i takon edhe urgjencës, janë të sistemuar dhe ndiqen nga trupa urgjencës dhe shërbimet përkatëse pranë QSUT. S’ka pasur asnjë humbje jete dhe asnjë lloj përkeqësimi. Ka akoma një sinjal teknik alarmi që tregon se kjo ndërtesë ka elementë të lartë sigurie që bën të mundur që pacientët të jenë të sigurt. Ka qenë një defekt në një dhomë teknike që po monitorohet. Grupi teknik së bashku me mirëmbajtjen e QSUT ka në kontroll çdo lloj elementi. Është një dëm i kufizuar në vetëm një dhomë teknike. S’ka prekur asgjë tjetër. Ka probleme në pajisjet e imazherisë? Jo, absolutisht jo.

Znj. Fico me tej shtoi se “spitali qendror trajton rastet më të rënda. Shërbimet kanë marrë masat e tyre. Kemi pacientë të cilët, për sigurie më të lartë i kemi lëvizur brenda QSUT. Nuk ka ndryshim të parametrave të tyre, po trajtohen. Të mos harrojmë që QSUT ka planin e emergjencës. Gjëja më kryesore menjëherë pas adresimit të momentit të parë, ka qenë edhe riorganizmi. Menjëherë u bë një mbledhje blic ku u piketuan gjithë hapat e tjerë. Kemi vijuar të ndajmë shërbime urgjence me Traumën dhe Shefqet Ndroqin, do të devijohen urgjencat në këto dy spitale.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page