DHA DORËHEQJE DREJTORI I BURGJEVE ADMIR ABRIJA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 14, 2024
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija dha dorëheqje nga funskioni administrativ që ushtronte.
Nuk bëhen të ditura shkaqet që e shpunë z. Abrija të ndërmerrte aktin e dorëheqjes administrative.
Z. Abrija mori detyrën me propozim të misistrit të tanishëm të Drejtësisë, z. Ulsi Manja (dhjetor, 2021), fill pas nxjerrjes në lirim të z. Agim Ismaili.
Oficer i Akademisë “Skënderbej” dhe avokat.
Me disa diploma dhe specializime në institucionet më presigjoze në Amerikë, z. Abrija premtoi reformë në sistemin e burgjeve. Me një karrierë të pasur dhe në krye të disa institucioneve të rëndësishme, u duk se zgjedhja e tij ishte e menduar mirë.
Pak fjalë mbi karrierën e z. Admir Abrijas.
Punën e parë e ka nisur si oficer sigurie i Gardës së Republikës në vitin 1999.
Më pas u emërua zëdhënës saj.
Karriera në Polici nuk i ndalet as gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike si drejtues i policisë në disa poste.
Ndërrimi i pushteteve në vitin 2013 e gjen Drejtor të Kufirit në Gjirokastër.
Qëndron për pak kohë dhe zgjidhet në një post të ri, si zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Doganave. Aty, pati nën varësi sektorin e antikorrupsionit dhe hetimin.
Z. Abrija ka shërbyer edhe në institucione të ndryshme në vend duke mbajtur poste politike. Ka qenë administrator i Bashkisë së Tiranës për zonën e Farkës, shef sigurie në presidencë, gjatë kohës kur kryetar shteti ishte Bamir Topi, dhe Prefekt i Tiranës.
Në vititn 2001 është diplomuar për filozofi në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë.
Më pas një vit më pas në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, ku diplomohet duke marrë titullin “Oficer”.
Pas diplomimit në Akademinë Ushtarake nuk do të linte pas jetën akademike. Në vitin 2005 nis studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe mbaron 4 vite më pas, me sistemin e vjetër të arsmimit të lartë.
Në vitin 2009 ndjek nivelin e dytë të studimeve Master në këtë Fakultet dhe diplomohet në të Drejtën Europiane të Biznesit.
Z. Abrija ka kryer edhe studimet pasuniversitare në “Kursin e Sigurisë së Lartë dhe Mbrojtjes” në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë, në vitin 2012.
Mban titullin “Avokat” nga “Dhoma Kombëtare e Avokatisë”, që prej datës 15 shtator 2011.
Ka ndjekur disa specializime për marrëdhëniet ndërkombëtare në institucione si akademia Ndërkombëtare e Zbatimit të Ligjit, Budapest, Hungari; Universiteti i Gjeorgjisë, Atlanta - SHBA; Akademia Ndërkombëtare e Zbatimit të Ligjit, Roswell - New Mexico, SHBA; OCRIEST, Paris - Francë; Homeland Security, Nju Jork - SHBA, Akademia e Policisë Mubarak, Kajro - Egjipt etj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments