DEVOLL: U GJET E VDEKUR TEUTA KASO; SHKAQET E VDEKJES NË HETIM PENAL | AJO ËSHTË NËNA E RIGELS KASOS I CILI U VRA NGA BAJRAM GJELESHI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 3
- 1 min read

Devoll, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Znj. Teuta Kaso, me moshë 66 vjeçe, u gjet e vdekur në banesë.
E ndjera ishte nëna e z. Rigels Kaso, i cili, u plagos rëndë nga z. Bajram Gjeleshi dhe më pas vdiq (vjet) në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ai ra pre e dhunës fizike të ushtruar ndaj tij nga z. Gjeleshi për shkaqe xhelozie.
Sipas dorasit, z. Kaso kishte komunikuar me bashkëjetuesen e tij në rrjetin social virtual Instagram duke lënë një takim.
Por, në vendin e takimit (në rrugën “Sokrat Miho”, në Tiranë) u paraqit z. Gjeleshi, i cili, ushtroi dhunë fizike mbi z. Kaso, duke bërë që ai të vdiste në spital.
Njoftim | Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasja T. K., 66 vjeçe, ka humbur jetën, dyshohet nga vetëhelmimi.
Po punohet për dokumentimin e shkakut të vdekjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments