top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DEVIJOHET KALIMI NË AUTOSTRADËN “TIRANË-DURRËS” | PUNIMET ZGJASIN 8 DITË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 5, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se për shkak të punimeve për rikonstruksionin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, dhe linjës së re për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, do të devijohet kalimi në rrugën e vjetër të Durrësit, pranë nënstacionit të vjetër Rrashbull.

Për më shumë lexo njoftimin. 👇

Njoftim | Në vijim të punimeve që po kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)”, do të bëhet devijimi i Trafikut Rrugor në rrugën e vjetër të Durrësit, pranë nënstacionit të vjetër Rrashbull.

Për të mos bllokuar qarkullimin e mjeteve, teksa do të punohet në korsinë e majtë do të lihet korsia e djathtë e lirë dhe anasjelltas.

Punimet do të zgjasin 8 ditë, fillojnë ditën e martë, datë 06.02.2024-14.02.2024, dhe do të shoqërohen me sinjalistikën përkatëse sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut.

Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page