DEPARTAMENTI AMERIKAN I DREJTËSISË HAPI HETIM PENAL KUNDËR PRODHUESVE DHE TREGTARVE TË MISHTIT PËR SHKAK TË ÇMIMEVE TEJET TË LARTA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) akuzoi të premten kompanitë e paketimit të mishit se po rrisin çmimet e mishit të viçit në ShBA-ës, të cilat, kanë arritur rekorde, përmes manipulimit dhe bashkëpunimit, dhe urdhëroi Departamentin e Drejtësisë të hetojë.
Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi tha në një postim me shkronja të mëdha se hetimi ishte duke u zhvilluar dhe drejtohej nga Sekretarja e Bujqësisë Bruk (Brooke) Rollins dhe Ndihmësprokurorja e Përgjithshme Geill Slleitër (Gail Slater), e cila, drejton divizionin antitrust të Departamentit të Drejtësisë, i cili, heton fiksimin e çmimeve dhe praktikat e tjera që pengojnë konkurrencën.
Tyson Foods (TSN.N), Cargill, JBS USA dhe National Beef Packing Company therin rreth 85% të bagëtive të majmura me drithëra në ShBA-ës, të cilat, shndërrohen në biftekë, mish të pjekur dhe copa të tjera mishi në supermarkete.
Në një postim në rrjetin social virtual “Truth” Social, presidenti Tramp (Trump) tha se kishte udhëzuar Departamentin e Drejtësisë të niste një hetim ndaj Kompanive të Paketimit të Mishit, të cilat, po rrisin çmimin e Mishit të Viçit përmes “Bashkëpunimit të Paligjshëm, Fiksimit të Çmimeve dhe Manipulimit të Çmimeve”.
Ky veprim vjen në një kohë kur amerikanët janë të përqendruar në shqetësimet për xhepin e tyre, si çmimet e ushqimeve që kanë tejkaluar inflacionin.
Një sondazh i agjencisë kanadeze të lajmeve Rojtërs (Reuters)/Ipsos në fund të mujait tetor zbuloi se 40% e të anketuarve thanë se kostoja e jetesës ishte çështja më e rëndësishme zgjedhore.
Departamenti i Drejtësisë po heton gjithashtu nëse prodhuesit e vezëve kanë komplotuar për të rritur çmimin e vezëve.
Çmimet e mishit të viçit shënuan rekorde në vitin 2025, pasi një thatësirë shumëvjeçare dogji kullotat dhe rriti kostot e ushqimit për bagëtinë, duke i detyruar blegtorët të ulin numrin e bagëtive të vendit në nivelin më të ulët në gati 75 vjet.
Kërkesa e konsumatorëve ka mbetur përgjithësisht e fortë pavarësisht çmimeve të larta.
“Një kile mish i grirë viçi u kushtoi konsumatorëve me pakicë rreth 6.33 dollarë në shtator, 13.5% më shumë se një vit më parë”, sipas Byrosë së Statistikave të Punës.
Blerësit e fermave janë ankuar prej kohësh për konsolidimin në industrinë e paketimit.
Zëdhënësit e kompanive nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.
Instituti i Mishit, një grup tregtar që përfaqëson paketimin e mishit, tha se industria e mishit të viçit ishte e rregulluar rëndë dhe se transaksionet e tregut ishin transparente.
“Pavarësisht çmimeve të larta të konsumit për mishin e viçit, prodhuesit e mishit të viçit kanë humbur para sepse çmimi i bagëtive është në nivele rekord”, tha znj. Xhul (Julie) Anna Potts, drejtoresha ekzekutive e institutit.
Administrata e ish-Presidentit Xhëu Baidn (Joe Biden) fajësoi gjithashtu kompanitë e paketimit të mishit për rritjen e çmimeve të ushqimeve.
JBS USA është në pronësi të prodhuesit brazilian të mishit JBS, ndërsa Marfrig Global Foods SA (MBRF3.SA) e Brazilit, zotëron një aksion kontrollues në National Beef Packing Company.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments