top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJENERALI-LEJTËNANT GJERMAN ALEKSANDËR (ALEXANDER) SOLLFRANK: RUSIA MUND TË NISË NJË SULM TË KUFIZUAR NDAJ NATO-s NË ÇDO KOHË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read
ree

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Rusia ka kapacitet për një sulm të kufizuar kundër territorit të NATO-s në çdo kohë, por një vendim për të vepruar do të varet nga qëndrimi i aleatëve perëndimorë”.


Kështu paralajmëroi një zyrtar i lartë ushtarak gjerman.


Nëse shikoni aftësitë aktuale dhe fuqinë luftarake të Rusisë, ajo mund të nisë një sulm në shkallë të vogël kundër territorit të NATO-s që nesër”, tha gjeneral-lejtënant Aleksandër (Alexander) Sollfrank për agjencinë kandeze të lajmeve Rojtërs (Reuters) në një intervistë.


Gjeneral-lejtënant Sollfrank, i cili, kryeson komandën e operacioneve të përbashkëta të Gjermanisë dhe mbikëqyr planifikimin e mbrojtjes, gjithashtu i bëri jehonë paralajmërimeve të NATO-s se Rusia mund të nisë një sulm në shkallë të gjerë ndaj aleancës me 32 anëtarë që në vitin 2029, nëse përpjekjet e saj për armatim vazhdojnë.


Presidenti Vladimir Putin mohon qëllimet agresive, duke thënë se pushtimi i plotë i Ukrainës nga Moska në vitin 2022 ishte mbrojtje kundër ambicieve ekspansioniste të NATO-s kundër Rusisë.


Duke folur në selinë e tij, një kazermë e gjerë në veri të Berlinit, gjeneral-lejtënant Sollfrank tha se pavarësisht pengesave në Ukrainë, forca ajrore e Rusisë ruan forcë të konsiderueshme luftarake dhe forcat e saj bërthamore dhe raketore mbeten të paprekura.


Dhe ndërsa Flota e Detit të Zi ka pësuar humbje të konsiderueshme, flotat e tjera ruse nuk janë zvogëluar”, tha ai.


Forcat tokësore po pësojnë humbje, por Rusia thotë se synon të rrisë numrin e përgjithshëm të trupave të saj në 1.5 milion ushtarë.


Dhe Rusia ka mjaftueshëm tanke kryesore beteje për të bërë të mundur një sulm të kufizuar që nesër”, shtoi gjeneral-lejtënant Sollfrank, pa thënë se një sulm i tillë po planifikohej aktualisht.


Gjeneral-lejtënant Sollfrank ka udhëhequr komandën e operacioneve të përbashkëta që nga themelimi i saj në vitin 2024, një veprim që pasqyroi një zhvendosje të madhe nga misionet ekspedituese si në Afganistan ose Mali, drejt mbrojtjes së territorit të NATO-s.


Përpara se të merrte përsipër punën e tij aktuale, gjeneral-lejtënant Sollfrank drejtoi komandën e logjistikës së NATO-s, JSEC, në qytetin jugor gjerman të Ulmit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page