USHTRIA AMERIKANE DO TË BLEJË 1 MILION DRONË BRENDA TRE VITEVE TË ARDHSHME (NGA 50 MIJË QË BLINTE NË VIT).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Uashington, Amerikë | “Ushtria amerikane synon të blejë të paktën një milion dronë në dy deri në tre vitet e ardhshme dhe mund të blejë nga gjysmë milioni dronë deri në miliona të tillë çdo vit në vitet në vijim”, tha Sekretari i Ushtrisë Amerikane Deniëll Driskoll (Daniel Driscoll).
Ai detajoi rritjen e madhe të planit të blerjes së dronëve nga Ushtria në një intervistë me agjencinë kanadeze të lajmeve Rojtërs (Reuters), duke pranuar sfidat duke pasur parasysh se dega më e madhe e ushtrisë amerikane blen vetëm rreth 50000 dronë çdo vit sot.
“Është një ngritje e madhe. Por është një ngritje që jemi shumë të aftë ta bëjmë”, tha ai.
Dronët e vegjël dhe të lirë kanë provuar të jenë një nga armët më të fuqishme në luftën Rusi-Ukrainë, ku avionët luftarakë konvencionalë janë relativisht të rrallë për shkak të një përqendrimi të dendur të sistemeve kundërajrore pranë vijave të frontit.
“Ukraina dhe Rusia prodhojnë secila afërsisht 4 milionë dronë në vit, por Kina ndoshta është në gjendje të prodhojë më shumë se dyfishin e këtij numri”, tha z. Driskoll (Driscoll).
Ai tha se përparësia e tij është që Shtetet e Bashkuara të jenë në një pozicion ku mund të prodhojnë mjaftueshëm dronë për çdo luftë të ardhshme, duke stimuluar prodhimin vendas të gjithçkaje, nga motorët dhe sensorët pa furça te bateritë dhe qarqet elektronike.
“Ne presim të blejmë të paktën një milion dronë brenda dy deri në tre viteve të ardhshme”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments