PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN EMËROI ZV/MINISTRIN E MBROJTJES DHE GJENERAL-LEJTNANTIN ANDREI BULIGA (BULYGA) SI ZV/SEKRETAR NË KËSHILLIN E SIGURISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Presidenti Vladimir Putin ka emëruar Andrei Buligën (Bulyga), një nga zëvendësministrat e mbrojtjes të Rusisë që nga viti i kaluar, si zëvendëssekretar të Këshillit të fuqishëm të Sigurisë së vendit, sipas një dekreti të botuar në faqen e internetit të Kremlinit të shtunën.
Në një dekret të veçantë, Presidenti Putin emëroi Gjeneral Kolonel Aleksandër Sançikun (Alexander Sanchik), i cili, kishte shërbyer si komandant i distriktit ushtarak jugor të Rusisë, si zëvendësministër të mbrojtjes, duke zëvendësuar z. Buliga (Bulyga), i cili, është gjeneral-lejtënant në ushtrinë ruse, dhe ka mbajtur postin e zëvendësministrit përgjegjës për mbështetjen logjistike që nga marsi i vitit 2024.
Ai mori detyrën në prag të një serie rastesh të korrupsionit që filluan në prill të vitit 2024 dhe kanë parë më shumë se një duzinë personash, përfshirë tre ish-zëvendësministra të mbrojtjes, të arrestuar me akuza që përfshijnë përvetësim dhe marrje ryshfeti.
Ministri i mbrojtjes me shërbim të gjatë, Sergei Shoigu, u emërua sekretar i Këshillit të Sigurisë në muajin maj të vitit 2024, mes skandaleve të korrupsionit dhe kritikave ndaj performancës së forcave të tij në Ukrainë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments