PKK RINAS | DENIS XHELILI (BANUES NË VLORË) U ARRESTUA; GJYKATA E KURORËS LJUTN-ÇIÇESTËR (LUTON-CHICHESTER) I KISHTE SHQIPTUAR DËNIM PENAL ME 13 VJET + 4 MUAJ BURG PËR TREGTI DROGE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 59 minutes ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Denis Xhelili, me moshë 41 vjeç, banues në Vlorë.
Njoftim | Rinas.
Ky shtetas është kthyer në kategorinë “Deportiv” nga Mbretëria e Bashkuar dhe, pas intervistimit dhe verifikimeve të detajuara ka rezultuar se Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka njësuar vendimin e Gjykatës së Kurorës Luton-Chichester, e cila e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg, për veprat penale “Komplot për furnizim me drogë të klasit A” dhe “Komplot për t’u shmangur nëpërmjet mashtrimit nga ndalimi i importimit të një droge të klasit A”, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments