top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E SPANJËS | POLICIA ZBULOI DHE SHPARTALLOI CELULËN E PARË TË ORGANIZATËS KRIMINALE TRANSNACIONALE VENEZUELIANE “TREN DE ARAGUA”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read
ree

Madrid, Mbretëria e Bashkuar | Policia tha të premten se kishte arrestuar 13 subjekte të akuzuar se i përkisnin celulës së parë të organizatës kriminale “Tren de Aragua” të Venezuelës, të zbuluar në Spanjë, pas kontrolleve në pesë qytete.


Tren de Aragua”, e formuar fillimisht në burgjet e Venezuelës, është rritur në një nga rrjetet kriminale transnacionale më të dhunshme të Amerikës Latine, e lidhur me drogën, trafikimin e qenieve njerëzore dhe zhvatjen.


Shtetet e Bashkuara e klasifikuan atë këtë vit si organizatë terroriste globale, duke përmendur shtrirjen e saj përtej rajonit.


Policia tha se arrestimet u kryen në Barcelonë, Madrid, Girona, Koruna (Coruna) dhe Valencia, në një hetim mbi përpjekjet e dyshuara të organizatës për të zgjeruar operacionet e tij në Spanjë, ku venezuelianët përbëjnë një nga komunitetet më të mëdha të emigrantëve.


Policia sekuestroi drogë sintetike, kokainë, një plantacion hashashi dhe dy laboratorë që prodhonin tusi, e njohur edhe si kokainë rozë, një substancë që organizata dihet se trafikon.


Operacioni vjen pas një arrestimi në vitin 2024 në Barcelonë të vëllait të të dyshuarit si udhëheqës i organizatës, i cili, u akuzua se po përpiqej të zgjeronte grupin në territorin e Mbretërisë së Spanjës.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page