BULEVARDI I PARKUT VIKTORIA (VICTORIA PARK AVENUE); TORONTO | PAULIN HARUSHA U VRA ME ARMË ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 16
- 1 min read

Toronto, Kanada | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Z. Paulin Harusha, me moshë 43 vjeç, u vra me armë zjarri, në një shesh që ndodhet pranë Bulevardit të Parkut Viktoria (Victoria Park Avenue) dhe Bulevardit Shepërd Ist (Sheppard Avenue East).
Sipas inspektorit të Shërbimit Policor të Torontos Xhonatan Rouz (Jonathan Rose) shkaqet dhe motivet mbeten të paqarta dhe janë nën hetim penal paraprak intensiv.
Njoftim | Shërbimi Policor i Torontos po e njofton publikun për një hetim për vrasje.
Të shtunën, më 13 shtator 2025, afërsisht në orën 23:56, policia iu përgjigj një telefonate për të shtëna me armë në zonën Victoria Park Avenue dhe Sheppard Avenue East.
Raportohet se:
1- Policia iu përgjigj raportimeve se dikush ishte qëlluar me armë zjarri.
Oficerët mbërritën në vendngjarje dhe gjetën një viktimë mashkull brenda një automjeti duke vuajtur nga lëndime.
Të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes me një SUV me ngjyrë të çelët para mbërritjes së policisë.
U morën masa shpëtimi për jetën, por viktima u shpall e vdekur në vendngjarje.
Viktima është identifikuar si P. H., 43 vjeç, thuhet në njoftimin e Shërbimit Policor të Torontos.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments