BRITANI: PRINCESHA KEIT NUK DO TU KTHEHET ANGAZHIMEVE PUBLIKE TANI PËR TANI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 21, 2024
- 1 min read
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Pallati Kensington ka publikuar një mesazh të rrallë për gjendjen shëndetësore të princeshës së Uellsit, sipas të cilit Keit (Kate), e cila po i nënshtrohet trajtimit me kimioterapi për një formë të papërcaktuar të kancerit, aktualisht nuk pritet t'i kthehet angazhimeve publike pasi vazhdon periudhën e rikuperim-shërimit.
“Princesha nuk pritet të kthehet në punë derisa të ketë të qartë nga ekipi i saj mjekësor”, tha një zëdhënës i Pallatit.
Megjithatë, nënvizohet fakti që gruaja e trashëgimtarit të fronit Uilliam ndjek nga distanca aktivitetet bamirëse që lidhen me patronazhin e saj.
Në veçanti, princesha Keit (Kate) është e përditësuar për aktivitetet e Qendrës së Fondacionit Mbretëror për Fëmijërinë e Hershme, në lidhje me mbështetjen për mëmësinë dhe fëmijërinë e hershme.
Një fushë, e cila, siç nënvizoi më tej zëdhënësi, mbetet qendrore për aktivitetin publik që kryen princesha.
Në veçanti, princesha Keit (Kate) u përditësua mbi raportin e fundit të paraqitur nga fondacioni në Londër.
Kreu i organizatës, Krishtiën Gai (Christian Guy), tha se princesha ishte e entuziazmuar nga dokumenti dhe se fushata e fondacionit po shkonte përpara ndërsa ajo shërohej.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































